Partizani e Shkëndija, ja gjyqtarët

Gjyqtarë nga Europa Lindore për Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës. Uefa ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidat e para të fazës play-off të Europa League.

Do të jetë një 4-she gjyqtarësh nga Lituania që do të gjykojnë sfidën mes Krasonodarit dhe Partizanit. Kryesor do të jetë 38-vjecari Gediminas Mazeika i cili shquhet si një arbitër që nuk i kursen kartonat.

Ai është pjesë e gjyqtarëve të Fifas që prej vitit 2008 dhe gjatë kësaj periudhe ka arbitruar shumë ndeshje të rëndësishme në kompeticionet europiane në nivel klubesh. Në edicionin 2015-2016 të Europa League Mazeika ka gjykuar disa takime të fazës së grupeve si dhe sfidën mes Sevillas dhe Moldes e vlefshme për ruandin e 1/16-ave.

Edhe pse më herët 38-vjecari lituanez nuk ka vendosur drejtësi në asnjë ndeshje të ndonjë klubi shqiptar ai nuk është totalisht i panjohur për kombëtaren kuqezi. Përvec se ka gjykuar disa ndeshje të kombatreve të moshave të Shqipërisë, Mazeika ka arbitruar edhe sfidën eliminatore për Euro 2012, mes Shqipërisë dhe Rumanisë e zhvilluar në 11 Nëntor të vitit 2011 në Qemal Stafa, takim që përfundoi në barazim 1-1. Asistentë të Mazeikas do të jenë Vytautas Simkus dhe Vytenis Kauzlauskas ndërsa gjyqtar i 4-t Sergejus Slyva.

Ndryshe nga takimi mes Krasnodarit dhe Partizanit sfida mes belgëve të Gent dhe Shkëndijës së Tetovës do të gjykohet nga një arbitër me më pak eksperiencë se lituanezi Mazeika. Bëhet fjalë për 39 vjecarin ukrainas Sergiy Boyko. Në sezonin e kaluar të Europa League Boyko ka arbitruar dy ndeshje të fazës së grupeve Lech Poznan-Belenenses dhe Villareal-Dinamo Minsk. Edhe në rang kombëtaresh Boyko ka gjykuar takime jo pak të rëndësishme. Asistentë të tij do të jenë Semen Shlonchak dhe Igor Alokhin ndërsa gjyqtar i 4-t Oleksandr Derdo.