Partizani “çmend” Kukësin, ia merr futbollistin më të mirë (FOTO)

Krahas merkatos që është duke u zhvilluar në Itali, nga ku janë afruar disa lojtarë cilësorë, Luçiano Moxhi ka një interes edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me lojën e tyre në sezonet e fundit.

Përgjegjësi i merkatos së kuqe, së bashku me trajnerin Iuliano kanë piketuar Ylli Shametin, qendërmbrojtësin shtatlartë që për disa sezone ka bërë paraqitje shumë të mira me kampionët.

ekuban shameti

urime të besueshme të “Panorama Sport”, pranë klubit të kuq, kanë bërë me dije se një prej drejtuesve shqiptarë të Partizanit ka kontaktuar ditët e fundit me lojtarin gjirokastrit dhe i ka bërë ofertën konkrete për ta pasur në skuadër. Futbollisti nuk ka dhënë një përgjigje të menjëhershme, pasi një gjë të tillë pritet ta bëjë në ditët në vijim.

Ndërkohë, të njëjtat burime konfirmojnë se futbollistit i është ofruar një pagë mujore pesë mijë euro në muaj, e cila është përafërsisht e barabartë me atë që ai merr te skuadra e Kukësit. Por, në momentin që palët do të ulen në bisedime, natyrisht që mund të ketë edhe rishikim të pagës, për ta tunduar lojtarin që të pranojë ofertën, duke qenë se Moxhi ka kërkuar që ta ketë më çdo kusht në ekip.

Aktualisht, Partizani ka katër qendërmbrojtës në përbërje. Krasniqit, Malotës, Atandës dhe Ibrahimit mund t’i shtohet dhe Shameti. Të kuqtë janë duke u përforcuar në çdo repart me disa alternativa, pasi do të jenë në garë si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë.

KONTRATA

Shameti është aktualisht një prej lojtarëve të lirë të Superiores, pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin. Pak ditë më parë ai ka pasur një takim me presidentin Gjici dhe ka rënë në parim dakord për kushtet e kontratës, por nuk ka rinovuar duke qenë se kishte një ofertë nga Sherifi i Tiraspolit. Por, ngërçi në transferimin e lojtarit, ka bërë që në lojë të hyjë edhe Partizani.

Megjithatë në kampin e kuq presin një përgjigje përfundimtare nga ana e futbollistit deri në datën 10 gusht, kur edhe skuadra do të niset drejt Italisë. Trajneri Iuliano ka kërkuar që ta ketë skuadrën të plotë gjatë përgatitjeve trejavore dhe merkato do të jetë e hapur vetëm për ndonjë goditje të minutave të fundit, e cila do të jetë cilësore.

kukesi-2