Partizani arrinë marrëveshje me futbollistin kosovar!

Përforcimi i radhës tek Partizani mban emrin e Lum Rexhepit, mbrojtësi me origjinë nga Kosova, por i lindur në Finlandë.

26-vjeçari, një mbrojtës qendre në pozicionin natyral, i gjatë 1.92m ka gjetur akordin, dhe do të bashkohet me “demat”.

Rexhepi ka luajtur nga vitet 2011-2015 tek Honka në Finlandë, ndërsa që nga viti 2017, është pjesë e Go Ahead Eagles në ligën e dytë holandeze të futbollit.

Rexhepi ka qenë një futbollist i rregullt me moshat e Finlandës, por me krijimin e Kosovës, ka pasur edhe 2 përfaqësime me “Dardanët”.

lum rexhepiii

Capture