Partizani afër futbollistit të famshëm nga Kosova, që krahasohej me Zlatan Ibrahimoviqin

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Agon Mehmeti, mund të firmosë për Partizanin.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se drejtuesit po bisedojnë me 29-vjeçarin dhe shanset për t’u veshur i kuq janë të mëdha, transmeton Gazeta Olle.

Mehmeti prej 6 muajsh është pa skuadër, teksa për herë të fundit ka luajtur me Oksford United në Ligën e Tretë angleze.

Sulmuesi kosovar ka një karrierë të pasur, teksa ka qenë pjesë e klubit suedez, Malmo, më pas Palermos dhe Novarës në Itali, Olahenses në Portugali, Stabaek në Danimarkë dhe Gençlerbirligi në Turqi.