Park dhe njerëz duke ecur në të, Drenasi është klubi me logon më të shëmtuar në Kosovë

Investuan, u organizuan mirë dhe ia dolën të inkuadrohen në Ligën e Parë. Mirëpo, në një aspekt thelbësor dështuan keq.

Bëhet fjalë për skuadrën e KF Drenasit, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi drenicas ka zgjedhur një logo shumë, shumë, shumë pa shije.

Në të duket parku i Drenasit dhe disa njerëz duke ecur mbi të.

Ngjason në një vizatim shkolle, por assesi në një logo profesionale të një klubi të kategorisë së dytë të futbollit kosovar.

38085506_265552004040553_4492676894176575488_n

“Plusi” i vetëm, shqiponja dykrenore kuqezi, që bie në hije nga shëmtia e mëposhtme e logos.

Gjithsesi, shija është relative dhe dikujt edhe kjo logo mund t’i pëlqejë.

Ndryshe, Drenasi në ediconin e parë në Ligën e Parë është futur me synime jo të vogla. /Gazeta Olle/

40636027_292256598036760_4488359979597692928_n