Paris Saint-Germain përgatitet për transferimin më të madh në histori të klubit

Paris Saint-Germain nuk është dorëzuar në objektivin e tij për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Pas ardhjeve të Neymar dhe Kylian Mbappes, lideri i Ligue 1 e dëshiron edhe portugezin në verën e ardhshme, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Megjithatë, paraprakisht, Paris Saint-Germain duhet të ketë të ardhura prej 60 milionë funtesh në tregun e transferimeve për t’ju përmbajtur rregullave të FIFA-s në lidhje me gjendjen financiare.

Angel Di Maria, Javier Pastore, Lucas Moura dhe Julian Draxler janë në shitje, dhe me paratë nga shitja e këtyre lojtarëve, PSG-ja do të ishte në rregull me FIFA-n.

Ronaldo

Dhe El Confidencial shkruan se klubi parisien është i bindur për transferimin e Ronaldos.

Pesë herë fituesi i ”Topit të Artë” ia ka bërë të qartë drejtuesve të Real Madridit se dëshiron largimin nëse nuk e bëjnë futbollistin më të paguar në botë.

Përveç Paris Saint-Germainit, edhe Manchester United dhe L.A. Galaxy janë të interesuara për shërbimet e tij. /Gazeta Olle/

Neymar Mbappe

Ronaldo