Parashikohet një tjetër tragjedi para botërorit “Rusi 2018”

Parashikuesi Carlinho  kishte parashikuar 6 muaj më parë tragjedinë e skuadrës së Chapecoense por askush nuk e mori seriozisht. Tani parashikuesi i famshëm brazilian parashikon një tjetër tragjedi që mund ti ndodh botës së futbollit.

Ai ka deklaruar se një lojtar i ekipit kombëtar të Kilit, nuk do të mund të luaj në Kampionatin Botëror “Rusia 2018″, pasi do të vdes pak kohë para fillimit të tij.

“Një lojtar shumë i njohur kilian do të vdes para Kupës së Botës ‘Rusia 2018’. Edhe nëse Kili siguron pjesëmarrjen, ai lojtar nuk do të luaj, sepse do të vdes”, ka deklaruar ai.

53 vjeçari sikurse për rastin Chapecoense ka refuzuar të jep emra, por thotë se është një lojtar shumë i njohur, është një legjendë e Kilit, raporton Albeu.

Carlinhos u bë i famshëm me parashikimet e tij për humbjen e Brazilit 7:1 nga Gjermania në Kupën e Botës, problemet ekonomike të Neymarit dhe dorëheqjen e presidentit të Brazilit, Michel Temer.