Parashikimet e Arbnor Morinës

Besa e Pejës e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pranverën duke e mundur rivalin e vjetër, Trepçën në fushën e kësaj të fundit me rezultat 0:1.

Për trajnerin e pejanëve Arbnor Morina, ndeshjet e para janë të paparashikueshme. “Lojërat e para janë të parashikueshme. Ekipet janë përforcuar dhe i kanë parashikimet e tyre. Mendoj që kampionati do të jetë i baraspeshuar edhe për titull, edhe për ekzistencë”, ka thënë Arbnor Morina për Gazetën ‘Olle’.

Në këtë edicion, njohës të futbollit kosovar vlerësojnë se plot pesë skuadra e kërkojnë titullin. “Ekipet që kanë konkurrencë më të madhe brenda ekipit, kanë me qenë më stabile, dhe më afër qëllimeve të tyre”, përfundoi Arbnor Morina.

Ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit, Besa ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.