Paralajmërimi i Icardit: Interi i sezonit të ri, shumë i fortë

Sulmuesi i Interit, Mauri Icardi, i ka paralajmëruar skuadrat italiane që Interi do të jetë i fuqishëm këtë edicion.

“Interi ka bërë një treg të shkëlqyer dhe tani jemi të gatshëm që të luftojmë për objektiva të mëdha. Ne duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Për mua ishte e rëndësishme që vendosa të qëndroj te Interi, me të cilin dua ta fitoj kampionatin dhe të bëjmë sa më mirë në Evropë”, deklaroi Icardi.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i Interit edicionin e kaluar dhe pritet të jetë lider i skuadrës zikaltër edhe në sezonin e ri. /Olle