Paqarada shkëlqen në ndeshjen e sotme te Sandhausen

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka shkëlqyer sot në Bundesliga 2.

Anësori ka qenë titullar në ndeshjen Sandhausen – Regensburg, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë takim që përfundoj pa gola, Paqarada ishte nga më të dalluarit në ndeshje.

Ai kishte notën 7.6 sipas ‘Sofascore’, duke qenë futbollisti i dytë me notën më të lartë në këtë takim.

Në këtë ndeshje minuta nuk kishte për mesfushorin e Kosovës, Besar Halimi i cili qëndrojë në bankën e rezerëvistëve.