Panucci rikthen ish sulmuesin kuqezi në Kombëtaren shqiptare

Rei Manaj është grumbulluar nga trajneri Kristian Paunuçi për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 26 mars. Lajmin e konfirmon klubi spanjoll i sulmuesit shqiptar, që bën me dije se futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Granadës ndaj Numancias, që luhet më 25 mars.

Kemi të bëjmë me një rikthim të Manajt në Kombëtare, pasi në ndeshjet e fundit ai nuk ka qenë i grumbulluar. Trajneri Panuçi do ta testojë në ndeshjer e radhës miqësore dhe tani është në dorë t ëish-lojtarit të Interit të tregojë se meriton të jetë pjesë e kuqezinjve.

Lista zyrtare për ndeshjen me Norvegjinë nuk është bërë ende e ditur publikisht nga trajneri italian, shkruan vipsport.al