Pandemia iu bën mirë terreneve futbollistike në vend, ja si duket fusha e Dardanës

Pushimi për shkak të pandemisë koronavirus iu ka bërë mirë terreneve futbollistike në vend.

Një prej fushave të përmirësuara është ajo e Dardanës së Kamenicës.

Fusha e Dardanës aktualisht është në gjendje shumë të mirë, derisa ka marrë pamje të bukur edhe nga stili interesant i prerjes së barit.

Kryetari i klubit, Sevdai Kastrati, ka dërguar në adresë të Gazetës Olle dy foto ku shihet “lulëzimi” i terrenit të gjelbër të ekipit simpatik nga Kamenica.

Ndryshe, Dardana ka respektuar vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për mbylljen e sezonit 2019/20 në Ligën e Parë.

Ky ishte viti i parë i Dardanës në këtë rang garash, pas inkuadrimit në vitin 2019. /Gazeta Olle/