Pamjet që tregojnë se shtëpia e yllit të Liverpoolit u sulmua nga hajdutët

Shtëpia e mbrojtësit të Liverpoolit, Dejan Lovren ishte cak i hajdutëve së fundmi.

Regjistrimet e kamerave tregojnë se një grup hajdutësh tentuan që të futen brenda shtëpisë së mbrojtësit kroat, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Kjo ngjarje ndodhi këtë mesjavë derisa Lovren ishte duke luajtur për Liverpoolin në ndeshjen ndaj Mariborit në Champions League.

Këta hajdutë u larguan para se të merrnin diçka pasi u panë nga një grua duke e bërë këtë vepër penale.

ffk reklama

Por, Lovren nuk është i vetmi që i ka ndodhur kjo gjë.

Pasi që edhe bashkëlojtari i tij, Sadio Mane kishte një rast të njejtë me hajdutët derisa ishte duke luajtur për Liverpoolit.

Policët u ftuan në shtëpinë e Lovrenit të mërkurën në ora 20:00 për ta hetuar rastin dhe për t’i marrë shënimet e nevojshme.

”Ende nuk dihet asgjë nëse është vjedhur diçka gjatë këtij incidenti”.

footballer-cctv-2

”Hetimet vazhdojnë dhe janë në fazën fillestare, por besohet se hajdutët ikën me një veturë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Marseysides. /Gazeta Olle/

nintchdbpict0003645737881