Pamje mahnitëse nga vendi ku sonte do të martohet Lionel Messi (FOTO)

Ylli i Barcelonës Lionel Messi sot do të martohet me të dashurën e tij Antonella Roccuzzo, lidhje e cila fillimet e saj i pati që në moshën 5 vjeçare.

Çifti janë ritur bashkë në Rosario të Argjentinës, dhe vazhduan të mbajnë kontakt në kohën kur Messi u largua nga Argentina, në moshën 13 vjeçare. Dhe tani ata po rikthehen në vendlindjen e tyre për ditën e madhe të martesës.

Messi dhe Roccuzo të cilët kanë edhe dy fëmijë, Thiago and Mateo do të mbajnë dasmën në Rosario në hotelin ‘City Center Rosario’ në Santa Fe.

mesi2

Sigurisht Messi nuk ka kursyer asnjë shpenzim për të siguruar që dasma të jetë aq e madhe dhe spektakualare, duke ofruar qendrën mbresëlënëse të qytetit Rosario, shkruan DailyMail, transmeton Barcelona Gjithmone Kampione.

Të ftuarit e dasmës do të kenë mundësinë të luajnë në kazino, ndërsa shumica do të qëndrojnë edhe në hotelin me pesë yje, Pullman, me 188 dhoma brenda kompleksit ku tarifat fillojnë nga pothuajse 100 dollarë në natë.

Në këtë dasmë janë të ftuar rreth 600 persona, kryesisht familjarë të çiftit.

Ekziston gjithashtu një boëling plotësisht funksionale, fusha tenisi , një pishinë të brendshëm dhe të hapur, si dhe një numër të bare dhe restorante.

mesi3