Palestra në Gjilan me pamje ndryshe (FOTO)

Ndeshja mes KV Drita dhe VFM Franches Montagnes, që do të zhvillohet të enjten në Gjilan, në kuadër të garave në CEV Cup, po pritet me entuziazëm të madh.

KV Drita në kuadër të përgatitjeve për organizim madhështor, ka sjellë edhe këtë pamje të re të parketit në pallatin e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, raporton Sport Plus.

Ngjyrosja e parketit me dy nuansa të ngjyrës së kaltërt është risia e fundit, derisa të enjten nga organizatori është premtuar nivel i lartë i organizimit.

Ndeshja KV Drita – VFM Franches Montagnes zhvillohet të enjten në orën 20:00 në Gjilan.

loading...

Loading...