Pakënaqësi te Hajvalia, kryesia paralajmëron…

Hajvalia e bëri një hap prapa në ‘luftë’ për titullin e kampionit duke barazuar në xhiron e 24-të me Ferizajn (0:0), në fushën e kësaj të fundit.

Drejtori sportiv i këtij klubi, Xhavit Pacolli, është shprehur shumë i dëshpëruar me këtë fakt. “Paramendoni, Ferizaj nuk ka para dhe lojtarët e tyre, luanin me zemër kurse ne si klub, po tentojmë që me çdo kusht t’ua ofrojmë të gjitha të mirat lojtarëve dhe ata nuk po luajnë me zemër. Jam shumë i dëshpëruar. Barazimi erdhi pikërisht për shkak të lojtarëve. Kryesia po bënë çdo gjë për t’ua siguruar pagat, por kot”, ka thënë Xhavit Pacolli për Gazetaolle.com.

“Nesër do ta kemi një mbledhje dhe nuk përjashtohet mundësia që t’i dënojmë futbollistët. Çdo gjë do ta mësoni nesër”, përfundoi Pacolli. Hajvalia zë vendin e katërt me 39 pikë, shtatë më pak se lideri Feronikeli.