Pajaziti zbulon objektivat me klubin e ri

Sadat Pajaziti do ta pasojë trajnerin e dorëhequr ditë më parë Bekim Shotani në krye të shtabit teknik të ekipit drenicas.

Palët e kanë finalizuar sot marrëveshjen pas bisedimeve disaditëshe dhe trajneri nga Tërnoci ka nënshkruar për 18 muaj me Drenicën.

Nga ana e tij, Pajaziti ndihet i nderuar dhe privilegjuar që do t’i prijë Drenicës në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që premton se do të mundohet ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët për ta pasur një pranverë pozitive.

“Drenicës nuk i thuhet jo, nuk ke mundësi t’i thuash jo. Është një nder për mua që kam marrë ofertë nga ky klub. Merita të mëdha në vendimin tim ka drejtori Tahir Lushtaku, një njeri që e ka kaluar një kohë të gjatë në sport”.

Sadat-Pajaziti-696x464

 

“Jemi në gjysmë të sezonit dhe do të mundohemi të organizohemi sa më mirë, për të bërë gjëra të mira në pranverë. Do të tregojë koha se ku do të arrijmë në fund të sezonit”, theksoi fillimisht Pajaziti për “Zërin”.

Sigurisht, ai e pranon se drenicasit mund të bëjnë përforcime këtë muaj.

Pajaziti

“Do të ulemi me kryesinë e klubit dhe do t’i planifikojmë gjërat mirë. Ka nevojë për përforcime, por nuk është e lehtë në këtë periudhë. Sidoqoftë, do të mundohemi të afrojmë lojtarë cilësorë, por edhe në ekip për momentin ka lojtarë kualitativë. Besoj se do t’ia dalim”, vazhdoi ai.

pajaziti