Pajaziti: U zhgënjeva më shumë me kartonët

Trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti, ka mbetur i zhgënjyer me kartonët e shumtë që mori skuadra e tij. Tre lojtarë të tij (Isa Eminhaziri, Besnik Krasniqi e Arbër Shala) u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Gjilani përjetoi humbjen e parë pas tri fitoreve rresht. Ata u mundën 2:0 nga Hajvalia në Kizhnicë.

“Presioni ka qenë të Hajvalia jo te ne. Pësuam golin e parë me fat. Forca e ekipit është të reagojë kur jemi në disavantazh. Nuk më pëlqeu që pati ndërprerje dhe shumë kartonë. Pikërisht kjo më zhgënjeu më shumë”, deklaroi Pajaziti pas ndeshjes për Super Sport Kosova. /Gazeta Olle/