Pajaziti krenar me lojtarët e tij

Trajneri i skuadrës së Dritës, Sadat Pajaziti, është shprehur krenarë me paraqitjen e lojtarëve të tij në në këtë ndeshje.

“Kishim epërsinë e kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ndikoj shumë lëndimi i Shqipëri Kelmendit. Gjyqtarët e ndihmuan pak Prishtinën në këtë duel. Kemi luajtur shumë ndeshje dhe lojtarët tonë nuk arritën ta përballojnë, dhe lëndimet të cilat i patë ishte shumë e vështirë. Jam i kënaqur me lojën, Prishtina, ka një bankë shumë të mirë dhe e bënë diferencën në këtë ndeshje”, u shpreh Pajaziti për SuperSport Kosova.

loading...