Pajaziti: Jemi gati për Hajvalinë

 Trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti, do të debutojë me skuadrën bardhekaltër të dielën, në takimin e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës me Hajvalinë.

Pajaziti ka bërë të ditur se përkëndur largimeve të disa lojtarëve, do të mundohen të japin maksimumin për të shënuar fitore.

“Jemi përgatitur për ndeshjen me Hajvalinë dhe nesër do të mundohemi ta japim maksimumin dhe të vazhdojmë për kupë dhe do të jetë një motivim shtesë për të filluar kampionatin mirë, pavarësisht se janë larguar një numër i madh i lojtarëve të formacionit bazë”, deklaroi Pajaziti për GazetaOlle.com.

Ai bëri të ditur se do të kenë edhe dy mungesa të mëdha, njëra prej tyre, mbrojtësi Ardian Limani, që është larguar një ditë më parë.

“Krahas Limanit, që është larguar, e kemi mungesë edhe sulmuesin kryesor, Alban Shillova, i cili është me kartona”.

Drita – Hajvalia, luhet në Gjilan dhe nis nga ora 13:30. /Olle