Pajaziti: I frikësohemi fushës

Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, i frikësohet fushës së papërshtatshme në “Bajram Aliu”, ku do të takohet me Drenicën.

“I frikësohemi terrenit, por po përgatitemi maksimalisht që ta kalojmë edhe këtë sfidë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ta shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Pajaziti.

Drenica dhe Gjilani janë të pamposhtura në dy ndeshjet e para të Superligës.