Pajaziti: Drenicës ia ka parë hajrin e gjithë Kosova, pse mos të ja shohim edhe ne

Trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti, deklaroi se në ndeshjen derbi me Gjilanin, kishte presion të madh.

Skuadra e tij humbi me shifrat 1:0, por që do të luajë në barazh për mbetje në elitë.

“Ishte një ndeshje me presion të madh jam shumë i lumtur që Drenica, ka fituar ndaj Istogut. Siç kanë thënë të gjithë, Drenicës, ia ka parë hajrin e gjithë Kosova, pse mos të ja shohim edhe ne”, tha Pajaziti pas ndeshjes për ‘Supersport Kosovën’. /Olle