“Paguajmë shumë për ndeshje që nuk ia vlen, kanë bashkuar biletat sepse kanë frik se nuk iu vinë tifozët”

“Arena Kombëtare” ka qenë temë e diskutimit në emisionin “Procesi Sportiv” në Shqipëri.

I ftuar në panel ishte edhe Gëzim Sinemati i cili bëri një koment lidhur me biletat e ndeshjes me Andorrën dhe atë ndaj Francës, përcjellë Gazeta Olle.

“Biletat janë bërë qysh kur shorti ra të luajmë ndaj Francës e ndërsa stadiumi nuk ka mbaruar ende. Neve na duhet një stadium i madh, vetëm të paguajmë më shtrenjtë. Po paguajmë shtrenjtë për një shfaqje që nuk ja vlen, shtohet pyetja, a duhet paguar aq shtrenjtë për ta parë kombëtaren tonë?”, tha Sinemati.

“Biletat duhet t’i shiten atyre që shkojnë gjithë vitin dhe jo atyre që vijnë vetëm për Francën, sepse si ndaj Andorrës dhe si ndaj Francës është dashur të jetë një çmim”.

“Ata kanë bashkuar biletat e Francës me Andorrën se kanë frik se me Andorrën nuk iu vinë tifozët”, tha Sinemati./GazetaOlle