Pagat e lojtarëve të Vëllaznimit, ka që marrin nga 50 euro

Futbolli kosovar gjendet në kushte shumë të rënda, pasi ka futbollist që paguhet vetëm 50 euro.

Futbolli kosovar është ndër më të varfrit dhe më të prapambeturit në Evropë. Infrastruktura është e mjerueshme, ndërsa klubet përballen me kushte të vështira financiare.

Rroga e një futbollisti është e mjerueshme. Madje, besoni ose jo, ka futbollistë që paguhen vetëm 50 euro në muaj, shkruan Zëri.

Kjo rrogë kaq e vogël merret nga disa futbollistë të Vëllaznimit, të cilët kanë minutash më të vogël në ekipin e parë, por që realisht nuk mbulon as shpenzimet e tyre minimale.

Kryesia e klubit e ka bërë publike listën për të treguar se lojtarët janë paguar për muajin mars.

 

rrogat