Pa Januzin e Khalid, Prishtina në kërkim të një ‘bomberi’

Prishtina është duke i vuajtur lëndimet e Basid Khalid dhe Ahmet Januzit, të cilët kanë munguar në seancat e fundit stërvitore.

Nuk dihet ende se a do të jenë gati dyshja sulmues për ndeshjen që Prishtina e zhvillon në shtëpi ndaj St Joseph’s në Ligën e Evropës.

Prishtina për këtë është vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër.

Gazeta Sheshi mëson se po kërkohet një sulmues në tregun vendor për ta mbajtur edhe gjatë kampionatit.

Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon në shtëpi, ndërsa në ndeshjen e dytë udhëton në Gjibraltar.