Pa gola, pa emocione: Flamurtari e Ballkani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Flamurtari dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0:0, në ndeshjen e fundit të fundjavës që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

“Olle” ua sjellë më poshtë rrjedhën kronologjike të sfidës mes skuadrave që luftojnë për t’i ikur barazhit.

FLAMURTARI – BALLKANI 0:0 

90+4′ Mbyllet ndeshja në “Fadil Vokrri”, ekipet ndajnë pikët.

80‘ Rezultati mbetet 0:0 në kryeqytet.

73‘ Manevski i mysafirëve tenton të shënojë, pret Neziri.

48‘ Rrezikon Alban Shillova, por pa konkretizim.

45′ Përfundon pjesa e parë

44‘ Krasniqi del në rast të mirë shënimi, mirëpo Ruxhi nuk mposhtet.

16′ Topalli shënon me kokë, por goli anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

15′ Ndeshje e fokusuar në mesfushë, asnjë rast shënimi për të dyja skuadrat deri më tani.

1′ Fillon ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Flamurtari: Neziri, Maxhuni, Granchov, Dumani, Bruqi, Zeqiri, Boshnjaku, Kelmendi, Krasniqi, Shillova.

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Jashari, Berisha, Muçaj, Ajzeraj, Kuq, Çmajqanin, Topalli, Shala.

Gjyqtarë: M. Bejtullahu, J. Musolli, F. Jashari dhe D. Qaka.