Pa gola në “Madonnina”

Inter dhe Milan kanë luajtur baras në derbin e shumëpritur “Madonnina”, duke e mbyllur ndeshjen pa gola në stadiumin e stërmbushur “San Siro”.

Interi ishte më i mirë sidomos në pjesën e dytë, mirëpo fati ia ktheu shpinën dhe nuk arriti të shënojë golin e fitores. Xherdan Shaqiri u inkuadrua në pjesën e dytë.

Ky barazim e lë Milanin dhe Interin në vendet nëntë dhe dhjetë, me 43 respektivisht 42 pikë të tubuara.