Pa Berishën e Azemin, Prishtina shkatërron skuadrën nga Qipro

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të madhe në kuadër të FIBA Euro Cup në udhëtim te Apoel Nicosia.

Skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur skuadren qipriote me rezultatin  e lartë 107:80, shkruan Gazeta Olle.

Devine Myles ka shkëlqyer në këtë takim duke shënuar 31 pikë, ndërsa me 23 pikë kontribuojë edhe Mikaile Tmusic.

Prishtina në këtë takim kishte mungesën e Edmond Azemit dhe Dardan Berishës të cilët i ka suspenduar pas kacafytjes mes veti.

Pas katër ndeshjes, Prishtina numronë dy fitore dhe dy humbje në këtë garë.