“Our Time. Our City”, Drita kopjon moton e klubit të njohur

“Koha jonë, qyteti jonë”. Moto e bukur, por do të ishte edhe më e bukur po të mos ishte e kopjuar.

Drita ka vendosur në kopertinën e faqes zyrtare moton e re të klubit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Our time. Our City”, shkruhet aty, që në shqip i bie “Koha jonë. Qyteti jonë”.

Në foto shihen pesë futbollistë, duke festuar së bashku.

32630585_584267901957712_8486529272914116608_o (1)

Në fakt, motoja është e kopjuar nga klubi anglez, Manchester City.

Pikërisht me të, City “zyrtarizuar” festën për titullin kampion në Premierligë.

“Our time. Our City”, ishte postimi i Cityt në faqen zyrtare në Twitter më 15 prill.

cats

Gjithsesi, pos fushës së blertë, gjilanasit kanë qenë shumë pozitiv edhe në aspektet tjera, sidomos në informimin e publikut.

Prandaj, gjilanasit meritojnë komplimente edhe në këtë aspekt këtë sezon. /Gazeta Olle/