Otto John: Trepça – Prishtina, ishte penallti (VIDEO)

Top-shënuesi i Vala Superligës, sulmuesi i Trepçës ’89, Otto John, ka komentuar penalltinë diskutabile në ndeshjen Trepça – Prishtina.

“Për mua kjo ishte penallti”, ka thënë John në emisionin Arena në Tribuna Channel.

Ndërkohë, nënkryetari i Trepçës, Avni Haxhiu, tha disa herë se ajo nuk kishte të bënte me penallti.

Gjyqtari Gramos Shala akordoi penallti në minutën e parë shtesë, në kontaktin e Kujtim Kutllovcit ndaj Basid Khalidit. Ndeshjen më pas e fitoi Prishtina 2:1.