Otto John: Dua të luajë për Kosovën

Top-shënuesi i Vala Superligës, Otto John, dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sulmuesi nigerian që po çmend elitën e futbollit tonë me gola, thotë se do ta pranonte me kënaqësi një ftesë të përzgjedhësit Albert Bunjaku, edhe pse paraprakisht do t’i duhej marrja e pasaportës së Kosovës.

“Po, do të pranoja të luaja. Nëse ata mendojnë se mund t’iu ndihmoj unë jam i gatshëm. Do të ishte një sfidë e re për mua. Unë jam prej më shumë se një viti në Kosovë dhe këtu jam adaptuar”, tha Otto John për emisionin Arena në Tribuna Channel, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai deri më tani ka shënuar 16 gola dhe me të drejtë kryeson emëroren e shënuesve.