Oso Gjinovci, “bomberi” i Prishtina 01: Ka shënuar 50 gola në 15 ndeshje!

FC Prishtina 01 ka arritur ta sigurojë Superligën falë edhe golave të Oso Gjinovcit.

Gjinovci, i njohur si ‘Bomberinjo’, në suksesin e klubit ka qenë gjithmonë i pranishëm me golat e tij, përcjellë “Olle”.

Ai në 15 ndeshje ka shënuar hic më pak se 50 gola, duke qenë top-shënues i skuadrës.

Falë paraqitjeve të tij ai ka marrë festë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku me shumë sukses e ka prezantuar vendin dhe qytetin e Prishtinës.