Osmani: Drita i duhet Superligës

Mbrojtësi i Dritës, Përparim Osmani, thotë që Drita duhet të mbijetojë sepse ajo i duhet Superligës, duke premtuar që bardhekaltërit do të japin gjithçka kundër Flamurtarit.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme sepse e luajmë gjithë sezonin. Jemi maksimalisht të përgatitur dhe do të japim gjithçka për fitore, pasi që Superliga ka nevojë për Dritën”, deklaroi Osmani për GazetaOlle.com.

Drita-Flamurtari zhvillohet nesër në ora 16:30. /Olle