Osijek – Dinamo Zagreb, tre gola shënohen nga shqiptarët

Mesfushori nga Gjakova i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka shënuar për Osijekun ndaj Dinamo Zagrebit në Superligën e Kroacisë, transmeton GazetaOlle.com.

Dinamo e fitoi këtë ndeshje me shifrat 4:2 kurse një nga golat e Osijekut e shënoi pikërisht Grezda i cili luajti nga fillimi sikurse shqiptari nga Maqedonia, Myzafer Ejupi.

Për Dinamo dy gola i shënoi Arijan Ademi.

Ndryshe, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, hyri në lojë në minutën e 84-të për Dinamon. /Gazeta Olle/

Eros Grezda shënon në humbjen ndaj Dinamos