“Ose ti, ose unë”, futbollisti i njohur kosovar flet publikisht për problemet që i kishte me trajnerin e tij

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Robert Gjeraj ka qenë i ftuar në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.

Gjeraj, i cili luan aktualisht te Besa e Pejës, ishte larguar në afatin kalimtar dimëror nga Liria.

Ndërkaq, Gjeraj ka zbuluar se ish-trajneri i Lirisë, Vincenzo Anesse i kishte kërkuar me ngulm largimin e tij nga Liria në dimër.

“Trajneri Anesse më kishte thënë se do largimin pasi do të vinin disa lojtarë të kualitetit të lartë”, tha Gjeraj.

“Kryetarit të klubit i kam thënë se nuk ka problem dhe se dua të vazhdoj të stërvitem me skuadrën, por që kjo nuk ndodhi pasi Anesse i kishte thënë kryetarit ‘ose unë, ose Roberti’ dhe kështu shkova te Besa, ku e falënderoj klubin pejan për hapjen e derës”, shtoi Gjeraj.