Organizim për notën 10, foto nga ceremonia evropiane ku Feronikeli ngriti Kupën e Kosovës

Feronikeli është super-fuqia e futbollit kosovar për vitin 2019.

Pas titullit kampion, Nikli ka fituar edhe Kupën e Kosovës, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadra nga Drenasi deklasoi Trepçën ‘89 me rezultat 5:1, në një sfidë që për asnjë moment nuk i ngjau finales së madhe.

Golat i realizuan Kastriot Rexha (2), Mendurim Hoti, Astrit Fazliu dhe Albutrint Morina.

Organizimi i ceremonisë nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ishte fantastik.

Festa e Niklit ishte krejtësisht ndryshe nga ajo e së dielës në Drenas.

Më poshtë fotot nga foto-reporteri i “Olle”, Hilmi Veliu. /Gazeta Olle/