Orari për tri javët e ardhshme, ja kush mund ta mbyll si lider fazën e dytë

Kanë mbetur edhe tri javë për tu mbyllur rrethi i dytë i kampionatit.

Lideri Feronikeli do t’i zhvillojë dy ndeshje si mysafirë dhe një si vendas. Ndeshjet si mysafirë thënë të vërtetën i ka shumë të vështira, pasi udhëton te Besa dhe Trepça ’89, ndërsa si vendas luan me Vushtrrinë.

Më të lehtë e ka orarin Hajvalia. Skuadra e Ismet Munishit dy ndeshje do t’i zhvillojë si vendas dhe një si mysafirë.

Hjavaliasit luajnë në shtëpi me Dritën dhe Lirinë, ndërsa do ta kenë një udhëtim mjaftë të vështirë në Merdarë për të luajtur me Llapin.

Gjilani që është i treti ka po ashtu orar të vështirë, pasi dy ndeshje i luan jashtë dhe një brenda. Jashtë fushës luanë me dy skuadra që luftojnë për mbijetesë si Vushtrria dhe Prishtina, ndërsa pret Trepçën ’89, transmeton Gazetaolle.com.

Llapi luan dy ndeshje brenda në fushën saj një pas një. I pret Isotgun dhe Hajvalinë për të udhëtuar pastaj te Besa.

Besa mund të rikuperojë shumë pikë në tri ndeshjet e ardhshme, pasi pret dy rivalë direkt në shtëpi. Besa pret Feronikelin dhe Llapin, ndërsa udhëton te Istogu.

Hajvalia ka orarin më të mirë nga skuadrat e kreut, ndërsa më të vështirën Feronikeli.

Besa si skuadër që luan mirë vendas mund të marr pikët e nevojshme për titull. /olle/

3 javet e ardhshme

 

loading...