Orari i ndeshjeve të mbetura favorizon Ferizajn, Gjilani drejt barazhit, Flamurtari “lutet” për Llapin!

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fund të kampionatit. Llugë për titull, edhe më llugë për t’i ikur barazhit.

Prej pozitës së pestë, ku ndodhet Trepça ’89 deri në të 10-tën (Gjilani), janë duke luftuar për t’i ikur barazhit.

Orari favorizon Ferizajn, që një ndeshje mysafir e ka me KEK-un, ndaj të cilëve mund të llogaritet fitore e ‘sigurt’, kurse në javëne fundit pret Gjilanin në finale. Po ashtu këtë fundjavë është mysafire e Trepçës ’89.

Gjilani ka punë tejet të vështirë në udhëtimet në Suharekë ndaj Ballkanit dhe Ferizat në fund, kurse në javën e parafundit pret Lirinë.

Ballkani pret si Gjilanin ashtu edhe Dritën, ndërsa në javën 32 i shkon Drenicës. Drenica këtë fundjavë është mysafire e Flamurtarit.

Kryeqytetasit më pas i shkojnë Dritës, kurse në fund presin Llapin, për të cilët Flamurtari do të “lutet” të largohen nga lufta për titull paraprakisht.

Java 31
Prishtina – Llapi
Feronikeli – Drita
Flamurtari – Drenica
Ballkani – Gjilani
Liria – KEK-u
Trepça ’89 – Ferizaj

Java 32
KEK-u – Ferizaj
Gjilani – Liria
Drenica – Ballkani
Drita – Flamurtari
Llapi – Feronikeli
Prishtina – Trepça ‘89

Java 33
Ferizaj – Gjilani
Trepça ’89 – KEK-u
Feronikeli – Prishtina
Flamurtari – Llapi
Ballkani – Drita
Liria – Drenica