Orari i ndeshjeve të javës 21 në Superligë

Superliga kthehet të shtunën me dy ndeshje që zhvillohen në Drenicë, ndërsa në Istogu zhvillohet derbi i Dukagjinit.

Kampioni aktual Feronikeli pret Vushtrrinë, ndërsa Prishtina do të udhëtojë në ‘Bajram Aliu’ për tu përballur me Drenicën.

Në Demush Mavraj skuadra e Istogut pret Besën, në një ndeshje shumë të fortë që për ‘troftat’ pothuajse është treni i fundit.

Të dielën zhvillohet derbi i kësaj jave mes Llapit dhe Hajvalisë. Të dielën zhvillohet edhe ndeshje për t;i ikur barazhit mes Lirisë dhe Dritës.

Të hënë zhvillohet dhe një derbi, pasi Gjilani do të jetë nikoqirë i 89-shit. /olle/

Raiffeisen Superliga Java e 21-të

E shtunë 19.03.2016

Feronikeli – Vushtrria SSK

Drenica – Prishtina

Istogu -Besa

E diel 20.03.2016

Llapi – Hajvalia SSK

Liria – Drita

E Hene 21.03.2016

Gjilani -Trepça-89 SSK

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13.30