Orari i javës së parë të stinorit pranveror të IPKO Superligës

Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, e cila do të zhvillohet, të premten, në orën 13:30 , në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, do ta hapë stinorin pranveror në IPKO Superligë.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën, derisa e diela është rezervuar për derbin e qytetit, Drita – Gjilani.

Ndërkohë, java e 18-të do të mbyllet me dy ndeshje që zhvillohen të hënën.

 

E premte, 15 shkurt

13.30   KEK-u – Llapi

E shtunë, 16 shkurt

13.30   Ballkani – Drenica

13.30   Ferizaj – Trepça ‘89

E diel, 17 shkurt

13.30  Drita – Gjilani

E hënë, 18 shkurt

13.30   Flamurtari – Prishtina

13.30   Liria – Feronikeli