Orari dhe gjyqtarët e javës 15 të IPKO Superligës

Është bërë sot delegimi i gjyqtarëve për javën 15 të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo javë nis të shtunën, ndërsa mbyllet të hënën me takimin, Feronikeli – Ferizaj.

Derbin mes Llapit dhe Dritës, do ta referojë Selim Isufi. Genc Nuza është në Gjilani – Drenica, ndërsa Mervan Bejtullahu në takimin, Prishtina – Ballkani.

Gramos Shala udhëton në Prishtinë për sfidën, Liria – Flamurtari, derisa Burim Jahmurataj gjykon takimin, Feronikeli – Ferizaj.

ffkorari