Ndikimi i aktiviteteve fizike në ngritjen e performancës tek nxënësit në mësime

Egzistojnë një numër i madh studimesh që dëshmojnë se nxënësit kanë nevoj për një sasi të mjaftueshme gjatë gjithë ditës së shkollës për aktivitet fizik, kjo jo vetëm që parandalon obezitetin dhe çështjet që kanë të bëjnë me trashjën por rrit dhe përformancën tek nxënësit në mësime.(sparkpe.org et al..)

Sipas CDC, Departamentit të shëndetsisë në New York dhe Departamentit të Arsimit, Universitetit të Kolumbisë, Universiteteve Ilionis, Virxhinia përendimore dhe Kaliforni, kanë botuar të gjitha kërkimet që qëndrojnë pas nevojës për edukim fizik në sistemin shkollor.

CDC thotë: “ Aktiviteti fizik mund të ketë një ndikim në aftesitë njohëse dhe qendrimet në sjelljet akademike të cilat janë komponent të rëndësishem të përmisimit të përformancës akademike. Këto përfshijnë përqendrim dhe vëmendje të shtuar, si dhe përmisim të sjelljes në klasë.”

Hulumtimi i Jetës Aktive thotë: “Në disa raste, më shumë kohë në edukimin fizik çon në nota të përmirësuara dhe në rezultatet e testimit të standardizuara.” Në sjelljen dhe dhe zhvillimin e trurit ushtrimi ndikon direkt dhe sipas Charles Basch i Universitetit të Kolumbias në esen e ti të vitit 2010 ku konstatoi se si ushtrimi mund të ndikojë në funksionimin ekzekutiv te:
1.Rritja e rrjedhës së oksigjenit në tru
2. Rritja e neurotransmetuesve të trurit
3. “Neurotrofina siguron mbijetesën e neuroneve në zonat përgjegjëse për të mësuarit, kujtesën, dhe të menduarit më të lartë.”

Basch ekstrapolon hulumtimet aktuale dhe lidh aktivitetin fizik me rritjen e cilësise, braktisjen e mësimit dhe lidhjen shoqërore ndermjet nxënesve ku normat e braktisjes ishin më të ulëta për të rinjtë që vazhdimisht morën pjesë në sportet interskolastike. Aktualisht nuk ka dëshmi që tregon se kjo strategji është, në fakt, efektive në rritjen e rezultateve të testeve të standardizuara, sipas esencës së Universitetit Kolumbisë. Në fakt, një numër gjithnjë në rritje i provave tregon se rritja e kohës për edukimin fizik dhe programet e tjera të aktivitetit fizik në shkollë shoqërohet me një ndikim neutral ose pozitiv në rezultatet akademike. Megjithëse performanca akademike rrjedh nga një ndërveprim kompleks midis intelektit dhe variablave kontekstuale, shëndeti është një faktor jetësor moderues në aftësinë e fëmijës për të mësuar. Ideja që fëmijët të shëndetshëm mësojnë më mirë mbështetet empirikisht dhe mirëpritet (Basch, et al., 2010).

Studime të shumta kanë konfirmuar se përfitimet shëndetësore janë të lidhura me aktivitetin fizik, duke përfshirë palestrën kardiovaskulare dhe muskulore, shëndetin e kockave, rezultatet psikosociale dhe shëndetin kognitiv dhe të trurit (Strong et al., 2005)

Fëmijët reagojnë më shpejt dhe me saktësi më të madhe ndaj një sërë aktivitetesh njohëse pas pjesëmarrjes në një sesion të aktivitetit fizik (Tomporowski, 2003; Budde et al., 2008; Hillman et al., 2009; Pesce et al., 2009; Ellemberg and St -Louis-Deschênes, 2010).

Programi i përshtatshëm i edukimit fizik mund t’i ndihmojë fëmijët, duke krijuar kështu trupa të shëndetshëm dhe mendje të etur për të mësuar. Edukimi adekuat fizik shtyn fëmijët për një moshë madhore të shëndetshme, duke përjetësuar një cikël mirëqenieje për gjeneratat që do të vijnë mirëpo, është e rëndësishme të theksohet se dhe shumë faktorë të tjëre ndikojnë në performancën akademike. Midis tyre janë gjendja socio-ekonomike (Sirin et al.,, 2005), përfshirja e prindërve (Fan dhe Chen, et al., 2001), dhe një mori faktorësh të tjerë demografikë.

Shoqata Kombëtare për Sport dhe Edukim Fizik rekomandon 60 minuta në ditë për fëmijët dhe adoleshentët. Shkollat duhet të sigurojnë 150 minuta në javë të edukimit fizik mësimor për fëmijët e shkollave fillore dhe 225 minuta në javë për nxënësit e shkollave të mesme gjatë gjithë vitit shkollor. Në një studim të bërë nga Ellemberg dhe St-Louis-Desêhenes, 2010 është konstatuar se fëmijet që më së paku 30 min në ditë që morën pjesë në aktivitet fizik aerobik u krahasuan me fëmijët që panë televizor për të njëjtën kohë, fëmijët e mëparshëm e dinin më mirë dhe kishin përformancë më të mirë akademike se sa këta të fundit (Ellemberg dhe St-Louis-Desêhenes et al.,, 2010).

AKTTIVITETI FIZIK TEK NXËNËSIT NË KOSOVË

Republika e Kosovës është një ndër vendet e vetme që lënda e edukatës fizike mbahet me vetëm 2 orë në javë dhe 74 orë në vit dhe sipas hulumtimeve, provave te cekura më lartë
vërehet se planprogramet mësimore në vendin tonë nuk janë të harmonizuara me kërkesat,nevojat dhe standardet ndërkombëtare të arsimit dhe të shkencë, ndërsa në vendët tjera ora e edukatës fizike është me tri orë në javë.,

Duke marr parasysh që Kosova vetëm disa vitemë parë ka dalë nga lufta dhe njihet si vendi më I varfër në Eropë, ku çdo i pesëti banor jeton në kushte ekstreme të varfërisë me më pak se 1 euro në ditë për konsum të produkteveesenciale për mbijetesë (UNDP Kosova, 2014). Tutje, mundësitëpër tu marrë me aktivitete fizike janë të limituara duke marrparasysh mungesën e infrastrukturës sportive dhe rekreative (EU Asistenca në Kosovë, 2010). Prandaj, është me rëndësi tëveçantë që të studiohet ky fenomen, në mënyrë që të marrim informata të sakta se çka është duke ndodhur në realitet. Sipas kësaj ndër problemet serioze të shekullit XXI janë edhe mbipesha dhe obeziteti të cilat janë dëshmuar se kanë ndikim negativ nëshëndet, jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët dhe adoleshentët (Relly J et al., 2011).

Në baz të këtyre provave, Aktiviiteti fizik duhet të ketë një vend në kurrikulën e çdo shkolle që është serioze për të mësuar fëmijët e saj.
Andaj, në bazë të disa pyetjëve te parashtruara tek nxënësit në shkollat e Kosovës në mënyre verbale të njëjtit kanë shprehur një interesim të jashtëzakonshëm se lënda e edukatës fizike është e mirëseardhur dhe e domosdoshme dhe duhët rritur numri i orëve I lëndës edukatë fizike.
Për ta rritur interesimin më të madhë tek nxënesit për aktivitete sportive duhet ngrehur kulturën si dhe të lexohet më shumë literaturë për sportin për ta vënë në praktikë.
Referencat
1. https://www.google.com/amp/www.sparkpe.org/blog/how-physical-activity-affects-academic-performance/amp/
2. Basch C. Healthier children are better learners: A missing link in school reforms to close the achievement gap.2010. [October 11, 2011]
3. Strong WB, Malina RM, Blimkie CJ, Daniels SR, Dishman RK, Gutin B, Hergenroeder AC, Must A, Nixon PA, Pivarnik JM, Rowland T, Trost S, Trudeau F. Evidence based physical activity for school-age youth. Journal of Pediatrics. 2005;146(6):732–737.[PubMed]
4. Sirin SR. Socioeconomic status and academic achievement: A meta-analytic review of research. Review of Educational Research. 2005;75(3):417–453.
5. Fan X, Chen M. Parental involvement and students’ academic achievement: A meta-analysis. Educational Psychology Review. 2001;13(1):1–22.
6. Pesce C, Crova C, Cereatti L, Casella R, Bellucci M. Physical activity and mental performance in preadolescents: Effects of acute exercise on free-recall memory. Mental Health and Physical Activity. 2009;2(1):16–22.
7. Ellemberg D, St-Louis-Deschênes M. The effect of acute physical exercise on cognitive function during development. Psychology of Sport and Exercise. 2010;11(2):122–126.
8. United Nations Development Progamme in Kosovo [http://ëëë.ks.undp.org/]
9. Kosovo ECLOt: EU Assistance to Kosovo – Education for the Future. 2010.
10. Baker JL., Farpour-Lambert NJ., Noëicka P., Pietrobelli A., Ëeiss R. Evaluation of the Overëeight/Obese Child – Practical tips for the primary health care provider: recommendations from the Childhood Obesity Task Force of the European Association for the Study of Obesity. Obesity Facts, 2010: 3:131-137.
11.

Qendrim Berisha – Student ne nivelin master i fakultetit te Shkencave Sportive dhe trajner i grupmoshave te reja ne KF Ramiz Sadiku