Një ligë unike, një Kombëtare

Rezultatet e dobëta të përfaqësues së Kosovës në futboll ku u gozhdua e fundit e bëjnë urgjente që ne të kemi veç një kombëtare në futboll, Shqipërinë e cila na përfaqëson të gjithëve.

UEFA FIFA nëse ka vullnet nga dy federatat tona respektive do ta pranonin këtë siç do ta pranonin edhe ligën unike në futboll me skuadra edhe nga Iliria Malësia e Kosova Lindore.

Vetëm të bashkuar do jemi faktor. Të ndarë do ju shërbejmë të tjerëve për goleada do jemi si Andorra , San Marino, Gjibraltari etj.

Ideali ynë ideali shekullor është bashkimi kombëtar e ai mund filloi nga sporti futbolli koshi, xhudo, atletika.

Ndihesh keq kur sheh mercenaret si Sotir Nini e Xherdan Shaqiri me kompani kanë refuzuar kombëtaren, çfarë turpi.

Mbaj mend Christian Vierin e madh u lind në Australi po për të vlente veç Italia.

Atdhemohuesit do mbesin të turpëruar që i thanë jo kombëtares.

Duhet të trimërohemi nga kërkesa e ligjshme kushtetues e Hashim Thaçit, President i Kosovës që kërkon shtetësinë shqiptare për ne këndej Drini.

kosova shqiperia

E shikoni sa e dhimbshme. Fatos Beqiraj i injoruar luan për Malin e Zi,  Ferhan Hasani e plot të tjerë për Maqedoninë.

Duke qenë të bashkuar do ishim superfuqi ballkanike veçmas në futboll.

Do duhej edhe basketbolli xhudo te gjitha federatat të shkrihen në një dhe ato federata të drejtohen me rotacion.

Kam shkruar edhe para shumë viteve në shtyp sportiv portale për ketë.

Të gjithë ata bajraktar që pengojnë ketë janë antishqiptar.

Ne duhet kemi mentalitet kombëtar jo mentalitet feudalesh mahallash.

Duke forcuar sportin ne ngrisim lartë e më lart flamurin kombëtar në botë.

Kosova-vs-Shqiperia