Operohet në gju, mbyllet sezoni për yllin e Kosovës

Për futbollistin kosovar të Lazios, Valon Berisha, sezoni ka përfunduar këtu dhe ai pritet të kthehet në muajin korrik.

Mesfushori i Përfaqësueses kosovare është operuar në gju dhe do t’i duhet të pushojë disa muaj, që nënkupton se sezoni aktual për të ka marrë fund.

“Shpresoj të kthehem sa më shpejt”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Futbollisti i rritur në Norvegji i ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me Lazion, me një total prej 508 minutash, ndërsa nuk ka arritur të lërë gjurmë, edhe pse kishte shkuar në Itali si yll nga Salzburgu, duke u blerë për 7 milion euro.