Operohet Hysenagolli

Një ndër lojtarët më të mirë te Bashkimi, qendra shqiptare, Endrit Hysenagolli, ka pësuar një lëndimi në përballjen e javës së kaluar në ndeshjen ndaj Golden Eagel Yllit. Ai nuk u paraqit fare në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, pasi pritet të operohet.

 

Në fillim lëndimi i Hysenagollit, nuk dukej shumë i madh por pas ekzaminimeve të fundit bëhet e ditur se lëndimi është më i madh se që është parë në fillim. Hysenagolli pritet t’i mungojë një kohë të gjatë prizerenasve, pas operimit të cilin do ta kryej në ditë në vazhdim.