Operohet Gëzim Rusi, klubi i uron rikthim të shpejtë

Sulmuesi i Trepçës ’89, Gëzim Rusi, ka pasur sot një intervenim kirurgjik.

Lajmi është bërë i ditur nga Trepça ’89, që nuk ka zbuluar detajet e mëtejshme, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi mitrovicas i ka uruar shërim të shpejtë ferizajasit, të cilin e pret t’i ndihmojë ekipit shumë në luftën për mbijetesë.

Më poshtë njoftimi i plotë i 89-shit:

“Sulmuesi ynë Gëzim Rusi pati një intervenim kirurgjik të cilin e kaloi me sukses.

Kryesia, stafi i trejnerëve dhe bashkëlojtarët i dëshirojn shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushëne e blertë”, njofton klubi mitrovicas. /Gazeta Olle/

Xhiroja e 21 në mesjavë: Ja kur luhet Ballkani-Drita, Prishtina sërish në mbrëmje!