Operohet Bledar Hajdini, Llapi në kërkim të portierit (FOTO)

Telashe për portën e Llapit. Portieri i Kombëtares së Kosovës, Bledar Hajdini, është operuar.

Gardiani i ardhur nga Trepça ’89 ka operuar gjurin.

“Operimi ka shkuar me sukses dhe brenda disa javësh Bledari pritet të rikthehet në fushat e blerta”, deklaroi për faqen zyrtare të klubit, fizioterapeuti i klubit, Arianit Krasniqi, raporton Gazeta Olle.

Olle mëson se llapjanët tani janë në kërkim të një portieri tjetër, që do t’i besohej porta deri në rikthimin e Hajdinit.

bledarhajdini