Oto John i kundërpërgjigjet Gani Sejdiut, i cili e fajësoi pas dështimit me Flamurtarin

Sipas Gani Sejdiut, Oto John është fajtori kryesor se pse Trepça ’89 po e ka të vështirë të shënojë gola këtë sezon.

Trajneri mitrovicas nuk i ka kursyer kritikat e tij për sulmuesin afrikan, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas ndeshjes ndaj Flamurtarit, Sejdiu theksoi që John është larg formës së tij këtë edicion.

“Problemi është te sulmuesi John. Ekipi bazohet në të, ndërsa ai ka rënë në të gjitha aspektet, nuk është aspak në formë”, deklaroi Sejdiu pas takimit.

“Ky është faktori kyç se pse s’po mund të shënojmë gol. John është shumë larg formës që e ka treguar edicionin e kaluar”, shtoi ai.

gani sejdiu 1

Gazeta ka kontaktuar sulmuesin Oto John, i cili tregon problemin që nuk po e lë të shënojë gola aq sa shënoi në sezonin e kaluar.

Sulmuesi i 89-shit s’ka për të thënë shumë rreth kritikës së Gani Sejdiut.

“Puna ime është që të provojë të shënojë dhe skuadra të fitojë. Nëse golat vijnë, unë do të jem i lumtur. Nuk jam në pozitë për të gjykuar trajnerin sepse ai e sheh më mirë ndeshjen”, deklaroi John për Gazetën Olle.

“Nuk kam çfarë të them më shumë për kritikën që më ka dhënë, pasi që ai është trajner”, shtoi ai.

oto john oto john

Për John është më e vështirë të shënojë gola këtë sezon pasi që ekipet po tregohen më të kujdesshme me të.

“Në futboll sulmuesit duhet të provojnë. Unë dola i suksesshëm edicionin e kaluar duke shënuar shumë gola dhe tani skuadrat po më ruajnë më shumë, po janë më të kujdesshme me mua. Kjo po ma bën më të vështirë shënimin e golave këtë sezon”, u shpreh John.

Afrikani e komentoi edhe luftën për titullin kampion.

“Sa i përket luftës për titull, skuadrat tjera janë të forta, por ne jemi të fokusuar te vetja jonë dhe besojmë që mund t’ia dalim”, shtoi John.

Pas 12 xhirove, John ka shënuar 6 gola këtë edicion. /Gazeta Olle/

oto john john