Oopsat e lojtarëve të Pejës që sot kujtohen në faqen zyrtare të pejanëve

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar sportin kosovar por edhe atë botëror pas përhapjesë së madhe.

Kjo ka bërë që kampionati kosovar i basketbollit të anulohet nga FBK, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, gjatë kësaj kohe kur basketbolli dhe sportet tjera po mungojnë, KB Peja ka zgjedhur t’i argëtoi paksa tifozët e tyre.

Në faqen zyrtare të Pejës janë publikuar disa nga momentet më të mira të kësaj skuadre në edicionin e parë të luajtura në Ligën Ballkanike, më saktë në ndeshjen ndaj Kumanovës në Maqedoni.

“Oops KB Peja. Oopsat e lojtarëve ndervite pregaditur nga Kreshnik Arifi dhe TV Dukagjini”, ka shkruar KB Peja.

Oops KB Peja 🤣🤣

Oops KB Peja 🤣🤣Oopsat e lojtarëve ndervite pregaditur nga Kreshnik Arifi dhe TV Dukagjini.#ZemraRrehMeTy 💛

Gepostet von KB Peja am Sonntag, 26. April 2020

Peja këtë vit ka qenë skuadra e vetme që ka fituar trofe, atë të Kupës së Kosovës ku në finale fitoi ndaj Rahovecit.

Ndërsa, pretendon se u dëmtua me anulim të kampionati pasi kishin bërë disa transfere mjaft të mëdha në garë për titullin e Superligës që iu mungon nga viti 2013./Gazeta OLLE