Onixi “zbrazë” Besën, prezanton 5 transferime

Klubi i Onixit ka prezantuar pesë transferime në afatin kalimtar.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare, përcjellë “Olle.

Mensur Duraku, Besnik Morina dhe Elvis Hysenaj të Besës dhe Ermal Gashi i Drenasit e Enis Jashari i Drenicës kanë nënshkruar për klubin e Onixit.

Kësisoj, dukagjinasit vazhdojnë konsolidimin dhe paralajmërojnë që do të jenë arrë e fortë për rivalët në pranverë. /Gazeta Olle/